Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Ky sukses i argjentinasit vjen pas triumfit në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në këtë garë pas 36 vjetësh.
Argjentinasit kanë dominuar në këtë ceremoni pasi trajneri më i mirë shkoi për Lionel Scalonin, portieri më i mirë për Emiliano Martinezin dhe çmimi për fansat më të mirë shkoi për ata Albicelestë./TV Arbëria