20:10 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Kurti: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve

​Kurti: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka deklaruar se “jemi në rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”.

“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe është platformë specifike për të ecur përpara dhe tash ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga mesi i muajit mars, me ndërmjetësimin apo fasilitimin e zotit Borrell dhe Lajçak“, ka thënë Kurti pas takimit. /TV Arbëria