Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Bruksel shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Borrell dhe Lajçak është paraparë ta takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pastaj do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin, ku do të diskutohet për planin evropian dhe zbatimin e tij.
Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët./TV Arbëria