Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 2022.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja ka kërkuar përgjigje nga sekretari i Kuvendit për realizimin e projekteve kapitale në Kuvend.
Deputeti Muja, po ashtu ka pyetur sekretarin e Kuvendit për një veturë, që siç thotë ai është blerë dhe nuk është sjellë asnjëherë në Kosovë.
Për këtë sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi tha se rasti është paraqitur në Gjykatë dhe është në pritje të ekzekutohet. Krasniqi shtoi se vetura nuk e di ku gjendet.
Ky raport për shpenzimet e Kuvendit është miratuar më shumicë votash dhe i dërgohet kryesisë për miratim./TV Arbëria
Kuvendi i Kosovës shpenzoi 7 milionë euro në vitin 2022 – Gjysma shkuan për paga të deputetëve