I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndodhet në Bruksel dhe pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mësuar Tanjug nga burime diplomatike.
Sipas këtyre burimeve, takimet do të zhvillohen në prag të bisedimeve të liderëve, të cilat duhet të nisin në selinë e Bashkimit Evropian gjatë ditës së 27 shkurtit.
Pas këtyre takimeve është bërë e ditur se kreu i diplomacisë evropiane, Giuseppe Borrel do të mbajë një konferencë për media. /TV Arbëria