MPJ thotë se Kosova u bë anëtari i 81’të i Organizatës Botërore të Doganave, komunikata jep detaje

Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit...

Rizvanolli: KEK’u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Korporata...

Vlerësohet lartë kontributi i Gjermanisë për shtetndërtimin e Kosovës

Kontributi i Gjermanisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ademi takon Infantinon: Jam këtu për ta prezantuar zërin e klubeve tona

Extra AL PVC

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantinon në Paris.

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm me të parin e FIFA-së, Ademi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se është i përkushtuar që zëri i klubeve nga Kosova të dëgjohet në mënyrën e duhur në arenën ndërkombëtare.

I pari i FFK-së gjithashtu ka thënë se me Infantinon kanë biseduar për avancimin e më tutjeshëm të infrastrukturës sportive në Kosovë.

Postimi i plotë i Ademit:

Si gjithmonë edhe kësaj radhe u prita me përzemërsi nga presidenti i FIFA-s në Paris.

Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Gianni Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në.

Çdo takim me të parin e FIFA-s është mundësi e mirë për të diskutuar për futbollin e Kosovës. Futbolli është pasioni që na bashkon dhe për të cilin jemi krenarë.

Në këtë takim shprehëm dëshirën për të rritur tutje futbollin në Kosovë me projekte të përbashkëta, teksa presidenti Infantino më uroi fat e rrugëtim të suksesshëm me Përfaqësuesen në ciklin kualifikues Euro 2024.

Për mua është nder dhe kënaqësi që kam arritur të krijoj raporte te këtilla me liderët e futbollit evropian dhe botëror si Aleksander Çeferin dhe Gianni Infantino, por edhe me sektorët e tjerë të futbollit.

Detyra ime si udhëheqës i FFK-së është të prezantoj, të ndërtoj raporte dhe të punoj me zell e saktësi me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke garantuar se zëri i klubeve, futbollistëve dhe akterëve të tjerë të futbollit të dëgjohet në mënyrë të pastër, reale dhe të drejtë kudo.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

MPJ thotë se Kosova u bë anëtari i 81’të i Organizatës Botërore të Doganave, komunikata jep detaje

Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit...

Rizvanolli: KEK’u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Korporata...

Vlerësohet lartë kontributi i Gjermanisë për shtetndërtimin e Kosovës

Kontributi i Gjermanisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës...

Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketave me rreze të gjatë në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e...

MPJ thotë se Kosova u bë anëtari i 81’të i Organizatës Botërore të Doganave, komunikata jep detaje

Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, duke u bërë si shteti më...

Rizvanolli: KEK’u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës ka qenë dhe mbetet ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës. Rizvanolli ka...

Vlerësohet lartë kontributi i Gjermanisë për shtetndërtimin e Kosovës

Kontributi i Gjermanisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës është i madh, si në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, ekonomike e të sigurisë. Kështu u...