Pas një starti të dobët me tri humbje në tri ndeshje në stinorin pranveror, Prishtina i është kthyer fitoreve.
Kryendeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës u zhvillua sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Në Podujevë, Prishtina arriti ta fitojë derbin rajonal 0:2 ndaj Llapit.
Albin Prapashtica (’41) dhe Endrit Krasniqi (45+2′) i realizuan golat e fitores për kryeqytetasit.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin raste tjera, por që portat nuk u tundën më.
Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Dukagjinit.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë, vendasit barazuan 1:1 me Dukagjinin e Klinës.
Otto John (’18) shënoi fillimisht për Dukagjinin, teksa Albion Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 55-të për 1:1.
Dhe për fund, Gjilani e regjistroi një fitore jashtëzakonsisht të rëndësishme ndaj Trepcës ’89.
Në Anamoravë, skuadra e Zekirija Ramadanit fitoi 1:0 me golin e shënuar nga Albert Dabiqaj në minutën e 79-të