Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Haziri: Nesër Kurti do ta dëshmojë se cili do të jetë në funksion- opozitar a ndarës

Haziri: Nesër Kurti do ta dëshmojë se cili do të jetë në funksion- opozitar a ndarës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, ku ka thënë se nëse krijohet asociacioni pa marr njohje nga Serbia, “kjo i bie që Kosova po jep gjithçka për asgjë”.

“Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë”, ka shkruar Haziti.

Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë e lënduar nga procesi.

Ndër të tjera ka thënë se ç’ështja e Asociacionit ka qenë pjesë e bisedimeve në Vjenë, por ne e kemi arritur me pragmatizëm politik ta eliminojmë.

“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës”.

Kujtojmë që nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

/TV Arbëria

Powered by WordPress