Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Pierre Loti (1850-1923) duke pozuar me rroba shqiptare në dhomën e tij në Stamboll (1877)

Pierre Loti (1850-1923) duke pozuar me rroba shqiptare në dhomën e tij në Stamboll (1877)

Trashëgimia kulturore shqiptare në botë: Pierre Loti (1850-1923) duke pozuar me rroba shqiptare në dhomën e tij në Stamboll (1877). Në anën e djathtë të portretit të tij (pas vazos së madhe të bakrit), shohim dy pushkë të tipit alla albanese të prodhuara kryesisht në Prizren, Shkodër dhe Kotorr!

Kush ishte Pierre Loti?: Emri i vërtetë i tij ishte Julien Viaud, ishte një shkrimtar i shquar dhe oficer detar. Ai jetoi një jetë interesante, duke udhëtuar në gjithë botën, dhe ishte me fat që veprat e tij letrare të njiheshin gjerësisht para vdekjes së tij. Në vitin 1891, Loti u zgjodh në Akademinë frënge (Académie Française). Shtëpia ku ai lindi në Rochefort të Francës, sot është bërë një muze, dhe mund të shohim disa nga pasuritë e tij personale. Këto na mundësojnë të rivendosim aventurat dhe ëndrrat e tij.

Burimet: Encyclopedia Britannica; Blanch Lesley, Pierre Loti, (Éditions du Rocher: Monaco, 2007); LE TARGAT François, A la recherche de Pierre Loti (Seghers, Paris, 1976); Quella-Villager Alain, Pierre Loti, l’incompris (Presses de la Renaissance, Breteuil sur Iton, 1986)!

/TV Arbëria

Powered by WordPress