Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nocioni “Vetëvendosje” nga nesër përfundon në “koshin e plehrave të historisë”

Nocioni “Vetëvendosje” nga nesër përfundon në “koshin e plehrave të historisë”

Edhe 1 ditë na ndan nga takimi i Brukselit. Me nesër kryeministri Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik. Me këtë nuk po them se ai nuk do të vazhdoje të jetë drejtues i qeverisë apo të mos ketë ketë ndikim politik. Por, me këtë akt ai i varros kauzat e tij politike që i ka propaganduar se i mbron ndër vite.

Nocioni Vetëvendosje, thirrjet për ndërprerje të negociatave me Serbinë e për hapje me Shqipërinë për bashkim kombëtar, nga nesër me një të rënë të lapsit përfundojnë në “koshin e plehrave të historisë”.

Ato do të kujtohen dhe mësohen në të ardhmen si shembull shkollor se si përdoret propaganda për të ardhur në pushtet. Gjëneratat e ardhshme që merren me studimin e këtyre fenomeneve në kuadër të dijeve humane, shkencave politike, filozofisë etj etj, do ta kenë si referencë këtë rast për t’i ilustruar kërkimet e tyre akademike mbi efektet e manipulimit politik. Kurse natyrisht ndjekësit e tij fanatike edhe për një kohë do gjejne ngushëllim në atë retorike.

Për të partneri kryesor për të ardhmen e Kosovës që nga nesër do të jetë Vuqici. Natyrisht, kjo renie e brendshme e tij mund të shoqërohet me spektaklin e një ngritje të jashtme. Në funksion të këtij qëllimi është planifikuar një ceremoni glamuroze në Paris. Mbase për të kënaqur egon e tij “aristokratike”. Ndërkohë, në kuadër të shkopit joshes nuk është përjashtuar as ndarja e çmimit Nobel në nëntor, për të dhe Vuçiqin.

Kuptohet, fitimi i këtij çmimi prestigjioz ka edhe shumë procedura tjera. Dhe a do të ndodhë mbetet të shihet. Mirëpo, një mundësi e tillë, që kur është prezantuar palëve si pjesë e pakos se përfitimeve nga nënshkrimi i marrëveshjes, nuk është se nuk e ka tunduar edhe kryeministrin e Kosovës.

E vetëm mund të imagjinohet se çfarë pasoja mund të ketë për Kosovën dhe historinë e saj ky skenar. Në kohën kur drejtuesit e luftës çlirimtare po përballen me akuza për krime lufte, ish-ministri i propagandës së Milosheviqit se bashku me kryseministrin e Kosovës mund të dekorohen me këtë kurorë ndërkombëtare.

Çfarë kuptimi me ka kërkesa për kërkim falje nga Serbia? Sepse kjo i bie që paqen e paskan prishur ata burra që janë në Hagë, kurse më në fund u gjetën mirëmbajtësit e paqes së përjetshme kantiane.

/TV Arbëria

Powered by WordPress