Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se deri më tani janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune në platformën “superpuna”, krijuar nga Qeveria e Kosovës.
Vendet e lira janë për të rejat dhe të rinjtë nga 18-25 vjeç.
“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.
/TV Arbëria