Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Deputetja e LDK-së ia numëron skandalet e kapjen e institucioneve Qeverisë Kurti

Deputetja e LDK-së ia numëron skandalet e kapjen e institucioneve Qeverisë Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për dy vite të qeverisjes së tij, nuk ka pasur asnjë skandal.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka përmendur skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ryshfetin me grante të zëvendësministrit të Zvillimit Rajonal dhe kapjen e Bordit të televizionit publik.

Ndër të tjerash, Krasniqi e ka quajtur mashtrues Kurtin.

Postimi i plotë i saj.

Kryeministri Kurti paska deklaruar sot se në 2 vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnje skandal.

Mashtrues i llojit të vet!

REALITETI:  2 vjet Qeverisja Kurti – Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër.

⚫ Skandali Martingate!  – Afera më e madhe korruptive është ajo e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj.

⚫ E kapen RTK-në, BQK-në, Bordet e Ndërmjarreve Publike, etj..

⚫ Detyruan mijëra të rinjë e të reja të braktisin vendin, pa shpresë për ditë më të mira, në mesin e tyre edhe policë, mjekë, ushtarë

⚫ Ryshfet me grante nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

⚫ Shënuan rekord të importit të mallrave nga Serbia në 371 milion euro në vit!

⚫ Shtrenjtim 100% i energjisë elektrike

⚫ Shtrenjtuan produktet bazike prej 50%

⚫️ E mbyllur për media dhe përçarëse

⚫ Nuk e ndërtuan asnjë çerdhe

⚫ Nuk e ndërtuan asnjë banesë për çiftet e reja, por vetëm e rriten tatimin në pronë

⚫ Nuk filluan punimet në asfaltim, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e Podujevë

⚫ Nuk e sollen asnjë njohje të re të Pavarësisë së Kosovës

⚫ Nuk ndodhi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare…

Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!

/TV Arbëria

Powered by WordPress