Kryeministri Albin Kurti, sot deklaroi se statusi aktual i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është normal.
Ai tha se status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.
Kurti: Statusi aktual i marrëdhënieve Kosovë-serbi nuk është normal
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimeve në Bruksel saherë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur Emisarin Special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe do të jemi të përkushtuar, parimor, konstruktiv dhe kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.”, u shpreh Kurti.
Kryeministri, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje foli edhe për rastin Dehari. Ai tha se ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur. Ndërsa, për Adem Demaçin, Kurti tha se ai, është njëri ndër figurat e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe.
Kurti: Demaçi e Dehari, busulla të lëvizjes sonë
“Kam fjalën për tribunën shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave serbe, Adem Demaci dhe për shokun, aktivistin, Astrit Deharin viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur. Të dy janë busulla të lëvizjes sonë dhe për sa kohë që do jetojë kujtimi i tyre në zemrat tona për aq kohë do të jejohë dhe levizja”, u shpreh ai.
Kryeministri foli edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast tha se nga 1 janari i vitit 2024 pritet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç është premtuar.
Kurti: Nga 1 janari i vitit 2024 presim heqjen e vizave
“Me tri marrëveshjet e nënshkruara, qytetarët e Kosovës fitojnë të drejtën për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftim në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë edhe Bosnjen ku deri më tani ka apsur pengesa e natyrisht edhe boshnjakët e fitojnë këtë të drejtë për duhëtim në Kosovë. Nga 1 janari i vitit 2024 presim heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës siç na a është premtuar publikisht me datën 2 dhjetor 2022.”, tha kryeministri.
Ndër të tjera, ai në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se përkundër vështirësive, vazhdojnë”të jenë këtu” për të diskutuar mbi çështje që janë proekupuese për ta dhe qytetarët.
Kurti: Jemi mbledhur në kohë të vështira e në të mira
“Për 11-të vite e gjysmë kemi mbajtur 50-të mbledhje të këshillit të përgjithshëm. Kjo gjë tregon rregullsinë, me të cilën jemi mbledhur sa më shpesh sesa 4 herë në vitë, andaj ështëmbresëlënëse, sepse është triumf i demokracisë, jo vetëm në vendin tonë, por as në rajon nuk ka subjekte që mblidhen kaq shpesh me organin e tyre më të larte vendimmarrës. Jemi mbledhur në kohë të vështira jemi mbledhur edhe në kohë të mira dhe do të vazhdojmë të mblidhemi rregullisht, pavarësisht angazhimeve të tjera”, u shpreh ndër të tjera Kurti