Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet radhës në xhiron e 22-të.
Duke filluar nga ora ora 13:00, fillon ndeshja Malisheva dhe Drenica në stadiumin “Liman Gegaj”.
Takim interesant është edhe ai në mes të Ferizajit dhe Dritës, duel ky që luhet në stadiumin e qytetit.
Skuadra nga Gjilani është në vendin e dytë me 44 pikë, tri më pak se lideri Ballkani, ndërsa ferizajasit janë në të fundit (10) me 18 sosh.
Malishevasit janë në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa ekipi nga Skenderaj në të nëntin me 20 sosh.
Që të dy këto takime nisin nga ora 13:00.
Ndërsa nesër vazhdon xhiroja me një lojë tjetër, Llapi vs Prishtina ora 13:00, si dhe Gjilani vs Trepça 89 ora 13:00.
/TV Arbëria