Një femër nga Kosova është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Prizren 23.02.2023-16:40. Raportohet se viktima femër nga Kosova është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë
/TV Arbëria