Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Petkoviq për shënimin 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Beograd: Provokim i pastër

Petkoviq për shënimin 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Beograd: Provokim i pastër

Drejtori i së ashtuquajturit “zyre për Kosovën”, e ka quajtur “provokim të pastër” shënimin e 15- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Beograd të shënuar nga zyra ndërlidhëse e Kosovës.

Por Petkoviq ka propaganduar se “nuk ka zyre ndërlidhëse”.

“Ky është një provokim i pastër i Prishtinës! Sipas Marrëveshjes, nuk ka Zyrë Ndërlidhëse, por vetëm Zyrtar Ndërlidhës, zyra e të cilit ndodhet në ndërtesën e Delegacionit të BE-së.

Ky takim u organizua në sallonin e një apartamenti privat të marrë me qira nga Zyrtari Ndërlidhës i Prishtinës dhe nuk mund të jetë zyrtar”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Të mërkurën deputeti shqiptar, Shaip Kamberi në Parlamentin e Serbisë ka njoftuar për këtë shënim.

“Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, ka shkruar Kamberi./TV Arbëria

Powered by WordPress