Ka vdekur njëri nga ish-ushtarët më të dallur të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti. I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe më pas veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi./TV Arbëria
Postimi i plotë:
Zoti i merr afër vetes ata që i do.
E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur.
Të pushoftë shpirti në Xhennet!
Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!