Bota po bëhet gjithnjë e më e hapur në diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, megjithatë zbulimi i gjendjes suaj të shëndetit mendor mund të ju duket mjaft e frikshme. Menaxhimi i çështjeve të shëndetit mendor duke balancuar angazhimet e punës për disa mund të jetë i vështirë.
Nuk është çudi pse disa individë mendojnë se diskutimi i këtyre betejave me punëdhënësin e tyre mund të jetë i dobishëm. Por, nëse kjo e ndikon vazhdimisht angazhimin dhe aktivitetet në punë atëherë duhet të bëni hapin e guximshëm dhe t’i tregoni brengat tuaja.
Këto diskutime janë mjaft të vështira për t’i bërë me familjen tuaj të ngushtë, e lëre më me kolegët në vendin tuaj të punës. Mund të ju duket shumë e vështirë veçmas ta hapni këtë temë? Nuk ka asnjë manual për këto gjëra, dhe të punosh përmes procesit të zbulimit është e vështirë. AkademiPune përcjell disa këshilla që ua lehtësojnë situatën.
Si të flisni për sfidat tuaja të shëndetit mendor në punë
Shumë faktorë ndikojnë në vendim
Zbulimi i problemeve me shëndetin mendor, në përgjithësi, është i vështirë për shumë njerëz. Disa arsye që i bëjnë njerëzit të mos flasin për shëndetin e tyre mendor në vendit të punës kanë të bëjnë me stigmat e mundshme dhe se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet midis atyre që janë të përfshirë.
Si të përgatiteni për të folur me shefin tuaj
Përpara se të flisni me shefin ose mbikëqyrësit tuaj, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh.
Gjërat që duhet bërë
Kushtojini vëmendje mënyrës se si funksionojnë në vendin e punës: “Nëse ju bëjnë të ndiheni jorehat duke përgojuar apo bërë shaka në kurriz të njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, ky është një sinajl tejet i keq”, thotë Meghan Bohlman – udhëheqëse klinike e “Burning Tree Ranch”. Ajo rekomandon që të shikoni me kujdes mjedisin tuaj të punës.
Konsultohuni me një terapist: Jo vetëm që një terapist do të jetë në gjendje t’ju ofrojë mbështetje emocionale, por ata gjithashtu mund të ofrojnë njohuri për situatën tuaj specifike.
Konsultohuni me departamentin tuaj të burimeve njerëzore: Nëse nuk keni mundësi të shkoni te terapisti, gjithmonë mund të përdorni departamentin tuaj të burimeve njerëzore. “Departamenti i Burimeve Njerëzore është ligjërisht i detyruar të mbajë statusin tuaj konfidencial dhe të ofrojë ndihmë dhe mbështetje,” thotë Bohlman.
Gjërat që nuk duhet të bëni
Flisni me punëdhënësin tuaj përpara se të caktoni një orar takimi: “Nëse po kërkoni të flisni me punëdhënësin tuaj, gjeni pak kohë të dedikuar për të pasur vëmendjen e tij tërësisht,” thotë Bohlman. Ndërsa shumë punëdhënës mund të kenë politika me dyer të hapura, nuk dihet nëse do të ketë apo jo ndërprerje. Për të shmangur çdo ndjenjë zhvlerësimi nga shefi juaj, ajo ju këshillon të bëni hapin shtesë dhe të organizoni një takim.
Të shkoni të papërgatitur: Kur shkoni të flisni për shëndetin mendor duhet të jeni të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që do të ju bëhet. Prandaj, përgatitja është thelbësore. Jo vetëm që duhet të jeni gati për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme, por gjithashtu do t’ju kërkohet të flisni për nevojat tuaja. Prandaj, është më mirë të keni parasysh kërkesat tuaja përpara takimit tuaj.
Të harroni të praktikoni: Nëse jeni nervoz për të folur me shefin tuaj, mund të jetë më mirë të bëni prova. “Së pari, ju duhet të hartoni nevojat tuaja dhe t’i shkruani ato përpara takimit tuaj, në mënyrë që të jeni plotësisht të përgatitur,” thotë Bohlman. “Më pas mund të praktikoni bisedën tuaj me miqtë ose familjen, në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe më të qetë me këtë diskutim,” përfundon ajo.
Shëndeti mendor është ende shumë i padukshëm dhe ka një stigmë të lidhur me të, kështu që sa më i përgatitur të jetë një person për të bërë këtë bisedë, aq më i sigurt dhe më i rehatshëm do të ndihet./ AkademiPune