Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > TKOB rikthen në skenë “Karnavalet e Korçës”, Inva Mula regjisore

TKOB rikthen në skenë “Karnavalet e Korçës”, Inva Mula regjisore

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri do të ngjisë kësaj radhe në skenë një vepër të njohur shqiptare. Pas 45 vitesh rikthen operetën e famshme të kompozitorit të ndjerë Avni Mula, “Karnavalet e Korçës”. E sigurisht me vënien në skenë të kësaj vepre, kemi edhe një tjetër rikthim në Opera, atë të bijës, artistes Inva Mula, e cila këtë herë nuk na shfaqet si soprano, por tej skenës si regjisore.

Nga ana tjetër, rikthimi me veprën e të atit, është sa emocion, aq edhe përgjegjegjësi.

I gjithë publiku artdashës do të shijojë gjallërinë e Karnavaleve, linjën e bukur të dashurisë, “pazaret e krushqisë” dhe shëmbëllimin e familjeve borgjeze korçare. Kostumografia e Elva Bellës do të krijojë atmosferën e familjeve borgjeze të viteve ’30, imazhet grafike të skenografisë e gjejnë inspirimin po në Korçë, te fotografi Gjon Mili.

Ky produksion do të interpretohet nga Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, për 4 netë radhazi, duke filluar nga data 25-28 Shkurt./RTSh

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress