Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Sa ishte pasuria e Ahmet Zogut? Publikohen shifrat marramendëse

Sa ishte pasuria e Ahmet Zogut? Publikohen shifrat marramendëse

Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte një njeri i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.

Në emisionin “Now”, Kapri u shpreh se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe, e cila në ditët e sotme kapte vlerën e 10 milionë eurove.

“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret. Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri. Në 1919 këtu kan ardhur një ndustrialist italian, i cili bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bëri një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës.

Ai kishte një koleksion bizhutetish që u zbulua në një ankand në vitin 1959. Kam zbuluar dy llogari të fshehta bankare të Zogut. Ishin krijuar para se të ikte nga Shqipëria. Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë.” /TV Arbëria