Kampioni i shumëfishtë i botës në disiplinën e sporteve në ring “Jiu-jitsu”, 32-vjeçari Vidadi Mardanov është vrarë të hënën në mbrëmje në Dagestan.
Mardanov ishte në të njëjtën kohë president i ligës së luftimeve NFC MMA dhe u vra me armë rreth orës katër të mëngjesit. Luftëtari i famshëm ka dalë nga shtëpia për të biseduar me dikë, por gjatë bisedës dy persona e kanë qëlluar dhe kanë ikur.
“Mardanov është thirrur për përballje dhe kur ka dalë, e kanë qëlluar dhe kanë ikur”, raportojnë mediat ruse.
Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e një burri të shtrirë në rrugë, me dëshmitarët e tjerë që kanë dëgjuar më shumë se një të shtënë.
Ata shumë shpejt i identifikuan vrasësit dhe sipas mediave bëhet fjalë për Timur Asadom (27 vjeç)./TV Arbëria