Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.
Derisa LDK u shpreh kundër kësaj marrëveshje ndërkombëtare, PDK kërkoi që mazhoranca të jenë të përgjegjshëm karshi konsensusit, ndërsa nga AAK u kërkua që të mos sjellin marrëveshje ndërkombëtare për të cilat nuk ka konsensus.
Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se duke parë rëndësinë e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, ai për herë të tretë e ka sjellë në Kuvend.
Ai kërkoi nga opozita t’i lënë anash inatet politike dhe ta përkrahin këtë marrëveshje që i hap rrugë reformave të sistemit për ndihmë sociale.
Murati: Të lihen anash inatet politike, sepse këtë marrëveshje po e presin shumë familje
“Arsyeja që po e sjell për herën e tretë para jush është se e konsiderojmë si qeveri që është tepër e rëndësishme dhe është një hap tepër i rëndësishëm dhe i domosdoshëm që duhet bëhet janë me mijëra familje, me qindra-mijëra pensionistë që presin që kjo marrëveshje të kaloj që të hapet rruga për reformat e nevojshme e të domosdoshme në këto fusha. Por të ishte një marrëveshje e thjesht nuk do ta kisha marr mundin pra që ta sjell për herën e tretë, mirëpo duke e konsideruar rëndësinë dhe peshën që ka për shumë qytetarë të vendit por edhe shtetin e Kosovës në mënyrë që familjet që kanë nevojë të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme po e sjellim edhe për herë të tretë para jesh dhe shpresoj të gjeni vullnetin dhe të lihen anash inatet politike sepse kjo marrëveshje kërkon 80 vota ratifikim”, tha ai.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se meqenëse LDK është shprehur se nuk do ta votojë këtë marrëveshje, si Lëvizje Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë fare në votim.
Kusari-Lila: LVV nuk merr pjesë fare në votim, meqë LDK deklaroi votat kundër
“Sipas bisedave me grupet parlamentare LDK do të votojnë kundër gjë që rrezikon që për herë të tretë kjo marrëveshje të rrëzohet në Kuvendin e Kosovës…është mëse e rëndësishme që në dritën e të gjitha obligimeve që i ne i kemi si deputet të Republikës dhe mbi vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për domosdoshmërinë e reformës të sistemit pensional dhe njohjen e stazhit kontributdhënës 15 vjeçar të gjithë atyre që kanë punuar në periudhat më të vështira për vendin gjatë vitet 90′ që sa më parë të filloj zbatimi i kësaj marrëveshje. Në rrethanat në të cilat do e kemi një grup parlamentar të domosdoshëm votat pro të deklaroj votën kundër grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk merr pjesë fare në votim”, tha ajo.
Kurse, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shprehu mbështetjen e këtij subjekti politik për këtë marrëveshje ndërkombëtare që mundëson reformën në sistemin e ndihmës sociale në Kosovë.
Tahiri: Do padyshim që do ta votojmë për këtë marrëveshje
“Ne kemi ndryshuar qëndrim për hir të këtyre qytetarëve dhe po padyshim që do ta votojmë për këtë marrëveshje, shihet që sot me gjasë fakti që edhe shefja e mazhorancës tha e nuk do të marrin pjesë në këtë votim në mënyrë që të mos vije kjo marrëveshje fakteqësisht nuk do kaloj dhe mendoj që edhe ju si koalicion qeveritar që jeni së bashku me komunitetet duhet të jeni më të përgjegjshëm të paktën të jeni me ata numra që jeni”, u shpreh Tahiri.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti u shpreh se nuk ka ndodhur asnjëherë që Qeveria të sjellë në Kuvend miratim të marrëveshjeve për ndihma sociale.
Hoti theksoi kundërshtimin e LDK për këtë marrëveshje.
Hoti: Edhe dy mandate me t’i dhënë nuk e di a ki me sjell ndonjë marrëveshje për financim të ndonjë projekti
“A ka buxheti i shtetit të Kosovës nevojë për këtë financim jo a janë kushtet e favorshme të kësaj kredie sigurisht që janë sepse janë prej Bankës Botërore por nevojë nuk ke, por meqenëse i ke do mjete aty hajde po i marrim po ku po i dërgon ato mjete…42% të buxhetit e ke qu në subvencione e transfere, prej 30% sa ka qenë 2019 si vit i rregullt buxhetor e ke quar në 42% edhe me këtë marrëveshje dhe me atë që u rrëzua shkom në 50% në subvencione dhe transfere çfarë zhvillimi është ky, kah do me e dërgon vendin kështu, edhe dy mandate me t’i dhënë nuk e di a ki me sjell ndonjë marrëveshje që me financuar ndonjë projekt të bujqësisë të ministritë që e ki afër aty, të ujitjes të ndonjë autostradë të re”, theksoi ai.
E Besnik Tahiri i AAK-së kërkoi që mos të sillen në Kuvend marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat nuk mund të arrihet konsensus.
Tahiri derisa ofroi mbështetjen e AAK-së për këtë marrëveshje, tha se është tmerri i tmerrit mos të arrihet krijimi i konsensusit.
Tahiri: Është tmerri i tmerrit ky Kuvend të sjellë marrëveshje ndërkombëtare dhe mos të mund ta arrijë konsensusin
“Për vlerësimin tonë si Aleancë pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale dhe kalimi i kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila fatkeqësisht nuk u elaburua kurrë këtu ekziston ndonjë marrëveshje por nuk ka një elaborim…është tmerri i tmerrit ky Kuvend me sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe mos me mund me arritur konsensusin për këto është tmerri i tmerrit. Mos sillni marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk ka konsensus se bëhemi gaz. Votat e AAK për marrëveshje ndërkombëtare sa herë që t’i bini i keni por është tepër me rëndësi që të ndërtoni konsensus politik”, tha ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha u shpreh se ndonëse Avdyullah Hoti me urdhër të Richard Grenell kishte rrëzuar qeverinë Kurti 1, përsëri deputetët e LVV në opozitë i patën mbështetur marrëveshjet ndërkombëtare.
Basha: E kur Hoti me urdhër të Grenellit e rrëzoi qeverinë Kurti ne i kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare
“Në kohën kur zotëri Hoti me urdhër të Grenellit e pati rrëzuar qeverinë Kurti koalicionin LDK dhe ne bashkë me ne, edhe ne prapë në opozitë i kemi votuar ato marrëveshje ndërkombëtare e çka po tregohet e nuk po është e sigurt këtu është se edhe pse na patën rrëzua padrejtësisht ne këto marrëveshje financiare i kemi votua”, tha Basha.
Pas kësaj deklarate, replikoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se ajo qeveri është rrëzuar nga votat e deputetëve të Kosovës pasi nuk e ka merituar të vazhdojë mandatin.
Sipas tij, deputeti Basha nuk e di që subjekti që ai i përket nuk ka mbështetur marrëveshje të rëndësishme, pasi ai ka ndërruar 10 subjekte politike.
Hoti: Të mjerë keni qenë dhe të mjerë jeni
“Basha duhet me qenë i sinqertë me veten më së pari atë qeveri e kanë rrëzuar votat e deputetëve të Kosovës ajo qeveri nuk e ka merituar me vazhdua mandatin atëherë siç nuk e meriton as qeveria ekzistuese me vazhdua mandatin më shumë, por rregullat e demokracisë janë tjera she kështu vazhdojnë. Ai duhet me ditë që subjekti i tij politik nuk e ka votuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, ka harruar se nuk e ka idenë se i ka ndërruar 10 subjekte derisa ka ardhur këtu kaq për dijeninë e tij…çfarë qeverie është ajo që nuk i paguan pensionet dhe asistencën sociale më thoni qysh zhvillohet shteti kështu të mjerë keni qenë dhe të mjerë jeni”, tha Hoti.
Basha iu kundërpërgjigj HotiT, duke i thënë se nuk ka qenë në asnjë parti politike përveç në LVV.
Basha: Hoti doli se ishte anëtar i Partisë së Re e shitet rugovist
“Për ndërrimin e partive të mia unë asnjë parti nuk kam qenë asnjëherë a për zotërin Hoti, e ditë që në fund doli që kishte qenë një anëtar i Partisë së Re e sot shitet rugovist”, tha ai.
E pas këtij debati, ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se tendenca në çdo seancë të ndërpritet me interpretime kushtetuese nuk i bënë mirë opozitës.
Ai këtë deklarim e pati si replikë karshi deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Murati:Nuk iu bënë mirë vetëm me tentua në çdo seancë me ndërpre me interpretim
“Vetëm me fol përmendshëm dhe vetëm me tentua që çdo seancë me ndërpre me gjoja interpretime kur nuk merrni erë në këtë fushë konsideroj se nuk iu bënë mirë se ekspozoheni si në këtë rast tani”, tha ai.
Pas kësaj, reagoi deputeti Gashi i LDK-së, i cili tha se kjo qeveri borxhin e kanë futur në ligjin e buxhetit pa nismë legjislative, prandaj sipas tij, kjo marrëveshje është e pakalueshme.
Gashi: Po tentoni me bë Pazar me detyrua një parti me votua marrëveshje të tilla
“Futja e një marrëveshje ndërkombëtare si ligj i buxhetit ku Kushtetuta neni 4 thotë Kuvendi i Kosovës me 2/3 duhet të ratifikoj borxhin e ka shti në ligj të buxhetit pa pas nismë hiq, shkeljen e dytë e ka bërë që nuk ka pas nismë hiq por për të bërë pazar e me detyrua një parti politike me votua një marrëveshje e cila ideologjikisht, politikisht, praktikisht është e pakalueshme e ka bërë veprim”, u shpreh ai.
/TV Arbëria