Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Këto janë vendimet që mori Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e 130-të

Këto janë vendimet që mori Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e 130-të

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 130-të me radhë, në të cilën ka marrë këto vendime:

–          U miratua projektligji për Organizimin e Tregut për Produktet Bujqësore i cili krijon mjedis të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për organizimin e tregut të produkteve bujqësore.

–          U rialokuan 1,680,000 Euro (një milion e gjashtëqindetetëdhjetë mijë euro) për realizimin e katërmbëdhjetë projekteve kapitale në përputhje me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga ministri i MZHR-së dhe kryetarët e komunave si në vijim:

·         Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësorë, biçiklistë në parkun e Drenasit në komunën e Drenasit;

·         Kompleksi rekreativ në Çabrat – komuna e Gjakovës;

·         “Kult Qendra” – Komuna e Gjilanit;

·         Qendra edukative dhe rekreative – komuna e Graçanicës;

·         Ndërtimi i urës që lidh komunën e Junikut me Eko fshatrat në Gjocaj dhe Jasiq në komunën e Junikut;

·         Ndërtimi i ndriçimit rrugor në fshatrat Vërboc dhe Mogill;

·         Rehabilitimi i infrastrukturës në zonën e qendrës kulturore historike në fshatin Janjevë;

·         Ndërtimi i Parkut Mirusha në komunën e Malishevës;

·         Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Mamushë-Opterushë;

·         Ballkoni panoramik i qytetit dhe shtegu i ecjes në komunën e Mitrovicës së Jugut;

·         Ndërtimi i infrastrukturës për biçiklistë në komunën e Ranillukut;

·         Rregullimi i shtratit të lumit Klina në fshatrat Klinë e Poshtme- Kuqicë në komunën e Skenderajt;

·         Ndërtimi i stazave për këmbësorë me ndriçim në komunën e Parteshit;

·         Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në komunën e Podujevës.

–          U aprovua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

–          U miratua Koncept-dokumenti për Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinave i cili analizon dhe konstaton se Kosova nuk ka bazë ligjore për faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinave dhe për këtë rekomandon që të hartohet dhe miratohet Ligji i cili do të rregullonte këtë sektor në mënyrë specifike. Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe për të ofruar më shumë stimulim për fermerët dhe qasjen e tyre në financa, është e domosdoshme të rregullohen Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat.

–          U themelua struktura për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit i cili do të  përbëhet nga Komisioni Ministror, Koordinatori dhe Grupi Punues. Komisioni Ministror do të ketë këtë përbërje:

1.       Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, kryesues;

2.       Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë;

3.       Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme;

4.       Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë.  

Grupi punues për hartimin e Strategjisë, përbëhet nga:

1. Zyra për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, kryesues;

2. Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar;

3. Ministria e Drejtësisë, anëtar;

4. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

5. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

6. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtar;

7. Ministria e Ekonomisë, anëtar;

8. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;

9. Ministria e Shëndetësisë, anëtar;

10. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar.

–          U themelua po ashtu Komisioni për Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme në këtë përbërje:

1.       Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, kryesues;

2.       Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

3.       Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;

4.       Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, anëtare;

5.       Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;

6.       Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, anëtare;

7.       Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, anëtar.

–          Drejtore ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u emërua Venera Qerkini në një mandat prej katër (4) vitesh.

–          U aprovua në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepça” Sh.A me qëllim të investimeve kapitale në miniera dhe flotacion. Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin e ekonomisë në vend.

–          U aprovua gjithashtu  edhe vendimi me të cilin autorizohet Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga programi “Shpenzimet e paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën dyzet mijë (40,000) euro.

–          Kabineti qeveritar u informua për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKMZSA) 2022-2026, gjatë vitit 2022. Sipas raportit të prezantuar viti i kaluar konsiderohet si një nga vitet më dinamike të zbatimit të masave të PKMZSA-s që nga fillimi i zbatimit të këtij Programi.

–          U bë emërimi i Komisionit për Verifikim të Diplomave të Studentëve të Universitetit të Mitrovicës së Veriut në këtë përbërje:

1.       Elizabeth Katherine Gowing – Këshilltare e jashtme e kryeministrit për çështje të komuniteteve

2.       Arben Shamolli nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe

3.       Mimoza Jashari, nga Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Komisioni do të jetë përgjegjës për hartimin dhe miratimin e rregullave të procedurës, që përfshinë, por nuk kufizohet në procedurën e aplikimit, caktimin e kritereve dhe vlerësimit të tyre, në qëllim të verifikimit të diplomave, sipas mandatit të komisionit. Këto rregulla nuk do të kenë vlefshmëri më të gjatë se sa gjashtë muaj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress