Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > 12 persona arrestohen për trafikim me njerëz dhe prostitucion

12 persona arrestohen për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Policia sot ka informuar se 12 persona janë arrestuar gjatë kësaj jave për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Sipas Policisë, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Në gjashtë operacionet e ndara policore janë arrestuar: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull nga Kosova); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër nga Kosova); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull nga Kosova); F. H., (viti i lindjes 2000, femër nga Kosova); D. I., (viti i lindjes 1991, femër nga Kosova); J. H., (viti i lindjes 1994, femër nga Kosova); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër nga Kosova); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër nga Kosova); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër nga Kosova); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull nga Kosova); J. J., (viti i lindjes 1991, femër nga Kosova) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull nga Kosova).

“Gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri/revole, 3 fishekë 9 mm, 5 telefona mobilë, dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit. Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar.”, ka bërë të ditur Policia.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit, gjashtë të cilëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/TV Arbëria