Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Një grua raportoi se iu dhunua vajza, arrestohet i dyshuari

Një grua raportoi se iu dhunua vajza, arrestohet i dyshuari

Policia sot ka informuar se është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Çagllavicë.

“Ankuesja, femër shtetase e Kosovës, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull shtetas i Kosovës. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin.”, ka informuar Policia.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /TV Arbëria