Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel të klubeve Liga e Kampionëve do të vazhdojë ecurinë e saj edhe sot me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.
Gjiganti anglez, Manchester City do të udhëtojë në Gjermani, atje ku në stadiumin “Red Bull Arena” do të ballafaqohet me skuadrën e papërshtatshme, RB Leipzig, transmeton TV Arbëria.
Sfida tjetër, po ashtu shumë interesante, do të zhvillohet në Itali, përkatësisht në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku nikoqir i Portos do të jetë Interi.
Të dy ndeshjet do të startojnë nga ora 21:00.