Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > U gjenden mbi 125 mijë euro të padeklaruara, arrestohen dy persona

U gjenden mbi 125 mijë euro të padeklaruara, arrestohen dy persona

125 mijë e 50 euro janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit, si dhe janë vënë në pranga dy drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës.

“Është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro.”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. i janë gjetur 9 mijë 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. i janë gjetur 48 mijë e 90 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithsej 125 mijë e 50 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, shkruan Oranews Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/TV Arbëria

Themes by WordPress