Steven Gerarrd raportohet të jetë një pretendent për postin menaxherial të Paris Saint-Germain pasi e ardhmja e Christophe Galtier është në pikëpyetje.
Ka pasur sugjerime që Galtier mund të lirohet nga detyrat e tij, me Thomas Tuchel që lidhet me një kthim në Parc des Princes.
Kandidati tjerër është edhe Gerrard, sipas Scottish Daily Express.
Ish-kapiteni i Anglisë ka përjetuar fate të përziera si trajner – duke udhëhequr një triumf të titullit të Premierligës Skoceze me Rangers përpara se të zgjaste vetëm 40 ndeshje në krye të Aston Villa në Premier League – por ai konsiderohet të ketë profilin që PSG-ja po kërkon teksa ata duan dikë që mund të sjellë më të mirën nga Lionel Messi, Neymar, Kylian Mbappe dhe të tjerët./TV Arbëria