Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjilan: Tentoi ta martojë pa dëshirë, arrestohet burri

Gjilan: Tentoi ta martojë pa dëshirë, arrestohet burri

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi ka tentuar që ta martojë pa dëshirën e saj një grua, me shtetësi të huaj.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në strehimore.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Trafikim me njerëz”.

/TV Arbëria