Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se sipas raportit të parë të Institutit zviceran thuhet se brenda qelisë së Astrit Deharit ka qenë një person i tretë.
Sipas tij, ky person i tretë ka ndërhyrë në vrasjen e Astrit Deharit.
” Ai zviceran (Instituti) e ka cilësuar që ka qenë një person i tretë brenda burgun dhe aty ai person ka ndërdyrë në këtë rast, ai person ka ndërhyrë në vrasjen e Asitrit Deharit”, ka thënë Sallahu.
Ndërsa, sa i përket video-incizimeve nga kamerat e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku janë zhdukur mostrat, Sallahu ka thënë se ajo incizimet dhe provat e tjera i ka marrë Polici e Kosovës dhe Prokuroria./RTV Dukagjini