Pas dy fitoreve kundër kombëtareve të Estonisë 2:1 dhe Hong Kongut 7:0, Dardanet kërkojnë edhe fitoren e tretë kundër Bullgarisë në kuadër të turneut miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.
Vajzat e Kombëtares A do të takohen nesër me Kombëtaren e Bullgarisë në orën 11.00 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 9.00 sipas kohës së Kosovës, në Kompleksin sportiv “Gold City”. Ato janë shprehur të gatshme për fitore në këtë përballje, derisa përzgjedhësja Anneli Anderson duket se për këtë takim është e përgatitur dhe ka njohuri për cilësinë e Bullgarisë , prandaj në ndeshjen kundër Hong Kongut i pushuar gati krejt përbërjen e parë në mënyrë që të jenë të gatshme për një tjetër triumf.
Në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Bullgarisë u provuan shumë skema taktiko-teknike dhe gjithçka që mund të ndodhë gjatë ndeshjes. Atmosfera në mesin e Dardaneve është e shkëlqyer. /TV Arbëria