Vetëm pak kohë pasi ndërpreu bashkëpunimin e Can Sevimin, klubi i basketbollit “Peja” e ka emëruar trajnerin e ti.
Ata kanë nënshkruar me trajnerin izraelit Rami Hadar që do ta drejtojë për pjesën tjetër të sezonit.
KB Peja ka kënaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe EuroLigë ku ka udhëhequr ekipet më të mëdha izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj. Përvoja e tij presim t’i ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipin në luftën për titull.”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.
/TV Arbëria