Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 20 shkurtin si ditën kur Kosova dhe Gjermania, 15 vjet më parë vendosën marrëdhënie diplomatike.
Gjermania ka qenë dhe është përkrahëse e Republikës së Kosovës dhe e aspiratave, që nga njohja e Kosovës Shtetë të Pavarur e Sovran. Ambasadori Rohde, ka kujtuar njohjen e Kosovës nga shteti i tij në 15 vjetorin e Pavarësisë.
“Në këtë ditë, 15 vjet më parë, Gjermania dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar ai.
/TV Arbëria