Xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll sjellë derbin e madh ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Por, e veçanta e këtij ballafaqimi do të jetë se do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve mysafirë dhe ky vendim vjen pas kërkesës së Policisë së Kosovës për shkak të sigurisë.
Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti i Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.
“FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kushteve të sigurisë në stadium.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Prishtina nuk po i zhvillon ndeshjet në “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve që janë duke u bërë në tapetin e këtij stadiumi.
Dueli FC Prishtina-FC Drita zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00.
/TV Arbëria