Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbërritur në Kiev për një vizitë të befasishme, me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Biden mbërriti sot në Kiev dhe vizita e tij është e para në këtë shtet, që nga fillimi i luftës pushtuese të Rusisë, më 24 shkurt 2022.
Vizita nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.
Detajet për kohën dhe mjetet e transportit mbeten të paqarta.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër aleatët kryesore të Ukrainës që prej nisjes së luftës. Sasi të mëdha ndihmash ushtarake dhe humanitare janë dërguar drejt Kievit për të përballur agresionin rus.
I gjithë qarkullimi i mjeteve është bllokuar në Kiev, për të garantuar sigurinë e “mikut” të rëndësishëm amerikan.
BBC shkruan se është ende duke marrë më shumë detaje rreth mbërritjes së papritur të Joe Biden në Ukrainë në atë që do të shihet si një vizitë simbolike përpara 1-vjetorit të pushtimit rus.
Në një video të publikuar të mediumit, shihet momenti kur dyshja u largua nga Katedralja e Shën Michael në qendër të Kievit në një kohë kur sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin.
/TV Arbëria