Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Komuna i merr në “qafë” taksitë, ua bllokon vend parkimin ilegal në “Muharrem Fejzë”

Komuna i merr në “qafë” taksitë, ua bllokon vend parkimin ilegal në “Muharrem Fejzë”

Prishtina njihet si qytet në të cilin ka shumë komunikacion, kjo për arsye të qarkullimit të shumtë. Pengesë për qytetarët shpesh janë edhe parkimet e veturave në vende jo të përshtatshme.

Gjatë mëngjesit të sotëm, në rrugën “Muharrem Fejzë”, në kryeqytet ka filluar vendosja e disa pengesave, tek shiriti për biçikleta.

Një gjë e tillë është bërë për arsyen që të pengohet parkimi i veturave në atë pjesë, e sidomos i taksive.

Kjo pasi që, ky veprim është një kthyer në një dukuri e cila po përsëritet çdo ditë dhe po pengon lëvizjen e qytetarëve me biçikleta.

/TV Arbëria