Sonte me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Tottenhamit dhe West Ham United, e vlefshme kjo për xhiron e 24 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Tottenhami u mposht 4:1 nga Leicester City, kurse West Hami barazoi 1:1 me Chelsean.
Momentalisht, Tottenhami zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 39 pikëve, krahas West Hamit që renditet në vendin e 18 me vetëm 20 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Bissouma, Lloris dhe Sessegnon, kurse te West Hami mungojnë Cornet, Paqueta dhe Zouma.
Tanimë trajnerët kanë vendosur për titullarët, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Tottenham (3-4-2-1): Forster; Lenglet, Dier, Romero; Davies, Skipp, Hojbjerg, Emerson Royal; Richarlison, Kulusevski; Kane
West Ham (3-4-2-1): Fabianski; Kehrer, Ogbonna, Aguerd; Coufal, Soucek, Rice, Emerson; Bowen, Downes; Antonio /TV Arbëria