Sot në kuadër të datëlindjes së 73-të të heroit, Hamëz Jashari, i biri Bekim Jashari, e bija Besarta Jashari dhe pjesa tjetër e familjes bënë homazhe tek varri i tij, shkruan TV Arbëria.
I biri, Bekim Jashari tha se edhe 25 vite pas rënies heroike të të atit, kujtimi për të mbetet i freskët.
“Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun”, tha Jashari.
Postimi i plotë:
Urime Ditëlindjen Babush!
Sot, në ditëlindjen e 73-të të babushit Hamëz Jashari, bashkë me familjen bëmë homazhe te varri i tij, aty ku pushon bashkë me pjesën tjetër të familjes që ranë për të mos vdekur kurrë.
Kujtimi për babushin edhe sot, 25 vite pas nga rënia e tij heroike mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi ynë jetësor.
Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun.
Urime babë ditëlindja e 73-të!