Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur 2:1 Drenicën.
Golat për kampionin i shënoi Albion Rrahmani (minuta e 25′ dhe minuta e 89′), kurse te Drenica golin e nderit e shënoi Bitsouka Koxy në minutën e 8′.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tejet interesante mes Gjilanit dhe Malishevës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Golat për Gjilanin i shënuan Albert Dabiqaj (minuta e 30′) dhe Mevlan Zeka (minuta e 80′), kurse te Malisheva golashënues ishin Ronald Sobowale (minuta e 18′) dhe Bleart Tolaj (minuta e 64′).
Rezultatet finale:
Ballkani 2:1 Drenica
Gjilani 2:2 Malisheva
/TV Arbëria