Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kurti takohet me kryeministren lituaneze, diskutohet për marrëdhëniet në mbrojtje e siguri

Kurti takohet me kryeministren lituaneze, diskutohet për marrëdhëniet në mbrojtje e siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Mynih takoi kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Në këtë takim bilateral, siç informoi zyra e kryeministrit, i pari ndërmjet Kurtit dhe Simonyte-s, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.”, u bë e ditur në komunikatë.

Kryeministri pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress