Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri: Macron e Scholz t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën

Tahiri: Macron e Scholz t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën

Ish-negociatorja Edita Tahiri, sot ka deklaruar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz duhet t’i thonë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta pranojë Kosovën.

“Mendoj qe Macron dhe Scholtz duhet ti thone Vuciqit ta pranoj Kosoven me shembujte e tyre se Franca e ka pranuar pavaresine e Algjerise dhe Gjermania ka pranuar fajesine nga lufta me Francen. Keto jane shembuje boterore qe kane sjellur paqe”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti, dje, në kuadër të Konferencës së Mynihut, ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në takim është diskutuar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu, është folur edhe për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.

Powered by WordPress