Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Osmani takohet me admiralin Munsch, diskutohet për zhvillimet në fushën e sigurisë

Osmani takohet me admiralin Munsch, diskutohet për zhvillimet në fushën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Presidentja Osmani, siç është informuar sot nga zyra e saj, ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej.”, është bërë e ditur në komunikatë. /TV Arbëria

Powered by WordPress