Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet burri në Gjakovë

Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet burri në Gjakovë

Një burrë është arrestuar të premten pas mesnate në Gjakovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, gruaja ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor dhe strehim dhe është kthyer në shtëpi.”, ka informuar Policia.

I dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria