Një person është i gjetur i vdekur mbrëmë në fshatin Reçan të Prizrenit.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Dëshmitari mashkull shtetas nga Kosova ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet. /TV Arbëria