Njëra nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni në Premier Ligë ishte kjo o sotme mes Arsenalit dhe Aston Villas, ku “Topçinjtë” shënuan fitore si mysafirë me shifrat 4:2.
Vazhdimisht gjatë ndeshjes Arsenali ishte në disavantazh, por autogoli i Emiliano Martinez (minuta e 90+3′) dhe goli i Gabriel Martinellit (minuta e 90+8′) vulosën fitoren e Arsenalit sot, raporton TV Arbëria.
Në fakt, interesante është që Gabriell Martinelli filloi të festonte para se të shënonte golin e fundit të ndeshjes, ndërsa edhe Fabio Vieira që asistoi, festoi në mes të fushës para se të shënohej goli.
Rastin në fjalë e gjeni më poshtë.