Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka dërguar homologut të tij kosovar, Albin Kurti, një telegram urimi, me rastin e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës.
Abazoviq ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për t’u bërë antërare e organizatave dhe iniciativave relevante rajonale dhe ndërkombëtare.
“Në këtë kontekst, si edhe më parë, Mali i Zi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e organizatave dhe iniciativave relevante rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Abazoviqit.
“Konfirmim për këtë është vizita e fundit zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani Sadri në Mal të Zi, gjatë së cilës në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore kemi shkëmbyer mendime dhe mendime për temat aktuale. Jam i mendimit se përmirësimi i lidhjes ekonomike dhe infrastrukturore duhet bëhen prioritet në marrëdhëniet tona dhe aktivitetet e mëtejshme të përbashkëta. Me përshëndetje të përzemërta pranoni shprehjet e respektit tim të lartë”.
/TV Arbëria