Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “Borussia-Park” do të jetë nikoqirë i ndeshjes tejet interesante mes Borussia Monchengladbachut dhe Bayern Munichut, e vlefshme kjo për xhiron e 21 të Bundesligas.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Monchengladbach pësoi humbje 4:1 nga Hertha Berlini, kurse Bayerni e mposhti 3:0 Bochumin.
Momentalisht, Bayerni zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 43 pikëve, krahas Monchengladbachut që ka 26 pikë në vendin e 10.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, e barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Monchengladbachun nuk do të paraqitet Luca Netz, ndërsa te Bayerni mungojnë Hernandez, Mane, Mazraoui, Neuer, Coman dhe Wanner.
Tanimë trajnerët kanë vendosur se cilët do të jenë lojtarët titullarë, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Borussia Monchengladbach (4-2-3-1): Omlin; Bensebaini, Elvedi, Itakura, Lainer; Kone, Kramer; Stindl, Hofmann, Wolf; Plea
Bayern Munich (3-3-2-2): Sommer; Pavard, Upamecano, Blind; Gnabry, Kimmich, Davies; Goretzka, Gravenberch; Muller, Choupo-Moting
/TV Arbëria