Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Aston Villas dhe Arsenalit, ku nikoqirët hyjnë në pushim në epërsi prej një goli.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park”, Aston Villa po avancon 2:1 kundër Arsenalit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ollie Watkins, i cili qysh në minutën e 5′ e kalon Aston Villan në epërsi prej 1:0.
Arsenali arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 16′ përmes golit të shënuar nga Bukayo Saka.
Ndërkaq, Aston Villa arriti ta rikthej përsëri epërsinë, ku Philippe Coutinho shënoi në minutën e 32′ për 2:1.
Goli i Coutinhos ishte i fundit për këtë pjesë të parë.
Pjesa e parë, 2:1 në favor të Aston Villas.
/TV Arbëria