Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Plagoset një vajzë në veri të Kosovës

​Plagoset një vajzë në veri të Kosovës

Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur.

Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër shtetase e Kosovës, e cila ka treguar se me datën 15 shkurt rreth orës 23:30, përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Filipa Visnjiqa”. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet. /TV Arbëria