Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë arrestimit të të dyshuarit në lidhje me një rast ‘Kanosje’, vëllai i tij ka penguar policinë në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ku dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
/TV Arbëria